“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Eduard Mbrapa

“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Alban AVdulla Profil

Alban AVDULLA

Associate

Telefon:
e-mail:

Adresa:

355695300890

aavdulla@halimi.al

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Kullat Binjake Kulla 2, Kati 13
Tirana, Shqiperi

Përmbledhje (CV)

Alban Avdulla është një avokat i dalluar, i specializuar në sektorin e energjisë dhe teknologjisë. Pas diplomimit të tij në vitin 2016, rrugëtimi akademik i Albanit është shënuar nga një kërkim i vazhdueshëm njohurish. Ai ka përfunduar tre cikle studimi Master, nga të cilat dy të parat në të drejtën e biznesit me fokus në legjislacionin Europian dhe atë Shqiptar.

Duke u thelluar më tej në studimin e ligjit, Albani ndoqi Masterin e tretë në Duke University School of Law, në Shtetet e Baskaura të Amerikës (SHBA), me fokus në ligjin për teknologjinë, pronësinë intelektuale dhe shkencë. Studimet e tij përfshinin lëndë si Inteligjenca Artificiale, Siguria Kibernetike, Mbrojtja dhe Transferimi i të Dhënave, etj.

Gjatë qëndrimit të tij në Duke University, SHBA, Albani shërbeu në pozicionin e Research Assistant. Veçanërisht, ai kontribuoi në organizimin e një seminari në Uashington DC për “Global Partnership on Artificial Intelligence” (GPAI) që eksploroi rolin e kontratave në adresimin e sfidave që lindin me zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

Në fillimet e angazhimeve profesionale, Albani ka zhvilluar një internship pranë House of Commons, në Londër (Dhoma e Deputetëve të Parlamentit Britanik). Para marrjes së licensës së avokatit, Albani pati privilegjin të shërbente si pedagog i të Drejtës Europiane pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe të vendos njohuritë dhe eksperiencën e tij në dispozicion të brezave të rinj. Ky bazament akademik, i kombinuar me pasionin e tij për drejtësinë dhe ligjin, shtroi themelet për një karrierë dinamike në profesionin e avokatit. Që në fillimet e karrierës së tij si Avokat, Albanit i është besuar përfaqësimi gjyqësor dhe konsulenca juridike i një numri të lartë klientësh ku fokusi kryesor ka qëndruar tek e Drejta Tregtare, cështje të të Drejtës Civile, legjislacionit për Energjinë, etj.

Aktualisht, Albani është fokusuar në përfaqësim gjyqësor dhe këshillim juridik të kompanive tregtare nga sektori energjisë dhe teknologjisë. Në thelb të veprimtarisë së tij është vendosur përfaqësimi i 74 shoqërive tregtare (prodhues të energjisë elektrike), në cështje me rëndësi të vecantë për këtë grup subjektesh. Përkushtimi i pashëmbullt dhe mendimi kritik në zgjidhjen e cëshjteve ligjore komplekse e ka ndihmuar Albanin në përfaqësimet gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit në Shqipëri.

Përtej anagzhimit të tij në Republikën e Shqipërisë, ekselenca profesionale e Albanit është vlerësuar edhe nga “The Global Partnership on Artificial Intelligence” (GPAI), duke e bërë atë një ndër ekspertët e fokusuar në zgjidhjen e cështjeve të lindura, në mbarë botën, si rrjedhojë e inovacionit dhe zhvillimit të Inteligjencës Artificiale, etj.

 

sqAlbanian