“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Eduard Mbrapa

“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Dhimite zguro

Dhimiter ZGURO

Junior Associate

Telefon:
e-mail:

Adresa:

35567

dhzguro@halimi.al

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Kullat Binjake Kulla 2, Kati 13
Tirana, Shqiperi

Përmbledhje (CV)

Dhimitër Zguro ka përfunduar studimet e ciklit të dytë në “Master i Shkencave” në programin “E Drejtë Penale” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Në të njëjtin universitet, ai përfundoi me rezultate shumë të larta ciklin e parë të studimeve në “Bachelor” në Drejtësi. Aktualisht, është duke ndjekur programin e trajnimit fillestar për fitimin e titullit avokat për sezonin 2019 – 2020.

Me fillimin e studimeve në Fakultetin e Drejtësisë, ai ka filluar paralelisht dhe punë si mentor në një projekt në fushën e arsimit parauniversitar ku ka patur si detyrë kryesore drejtimin, menaxhimin, mentorimin dhe mbikqyrjen e të rinjve të shkollave të mesme në Bashkinë e Korçës në veprimtarinë e tyre si aktivistë për një arsim sa më cilësor. Pas kësaj përvoje, ai është angazhuar si lehtësues në aktivitetet e Qendrës “Për Arsim Cilësor”.

Paralelisht me studimet dhe angazhimin e tij profesional, Z. Zguro është angazhuar në organizata të ndryshme të shoqërisë civile si: European Law Students Association Albania (ELSA Albania), GUXO, Qëndresa Qytetare etj. Në vitin 2021, ai u zgjodh si Zëvendës President i ELSA Albania për Aktivitetet Akademike, ndërsa në vitin 2022, ai u zgjodh si President i ELSA Albania. Aktualisht, ai është anëtar i Bordit Drejtues të “Halimi Foundation Institute” dhe prej vitit 2023, ai shërben si Drejtor për të Drejtat e Njeriut në ELSA International.

Nga muaji janar i vitit 2021, Z. Zguro është punësuar si jurist pranë studios ligjore “Halimi Law and Tax” duke përfaqësuar disa nga shoqëritë më të mëdha të telekomunikacionit dhe sigurisë. Ndërsa nga muaji janar i 2023, ai është dhe këshilltar ligjor i Qendrës “Qëndresa Qytetare”, si dhe analist për monitorimin e politikave publike në fushën e drejtësisë pranë kësaj qendre.

sqAlbanian