“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Eduard Mbrapa

“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

WhatsApp Image 2023-04-03 at 3.01.08 PM

Enea Isufi

Associate

Telefon:
e-mail:

Adresa:

355695767456

eisufi@halimi.al

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Kullat Binjake Kulla 2, Kati 13
Tirana, Shqiperi

Përmbledhje (CV)

Enea Isufi ka mbaruar arsimin universitar dhe është diplomuar për drejtësi në vitin 2017. Më pas ka vijuar studimet në Master Shkencor, në Profilin e të Drejtës Private dhe Biznesit, pranë Universitetit Europian të Tiranës. Në vitin 2019 është diplomuar në master Shkencor “E drejtë Private dhe Biznesi” me profil “E drejtë e Biznesit”. 

Pas përfundimit të studimeve pasuniversitare ka vijuar studimet dhe trajnimet përkatëse në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, ku është licensuar si Avokat.

Karahas studimeve ai është angazhuar gjithashtu si jurist dhe Asistent Avokat pranë Studios Ligjore Alterum Law Firm me të cilën ka bashkëpunuar për një periudhë afërsisht 3 vjecare. Gjatë kësaj kohe ka asistuar në cështje të ndryshme ligjore në sferën civile, penale dhe administrative. Gjithashtu ka marrë pjesë në grupet e punës si asistent Avokat dhe jurist në projekte dhe botime të ndryshme pranë qëndrave jofitimprurëse të cilat kanë pasur në fokus të tyre vlerësimet qëndrimet dhe interpretimin juridik të të drejtave të të miturve në konflikt me ligjin bazuar në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.

Enea Isufi ka qënë pjesë e grupit të punës dhe stafit redaktues në 2 botime të Qendrave Jofitimprurëse të cilat kanë pasur në fokus Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.

Bazuar në njohuritë e konsiderueshme në sferën penale Av. Enea Isufi ka ndjekur dhe është diplomuar në programin studimor Master Profesional Penal pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti I Tiranës.

Enea Isufi ka punuar për një periudhë 1 vjecare si Jurist pranë Institutit të Shëndetit Publik, institucion varësie i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë kësaj kohe është profesionalizuar edhe më tepër në procedurat administrative dhe legjislalcionin në sferën e Marrëdhënieve të Punës, Prokurimet Publike, Shëndetësisë, etj

Av. Enea Isufi ka ndjekur trajnime të ndryshme profesionale dhe është njohës i mirë i legjislacionit për Prokurimet Publike dhe Patneritetit Publik Privat.

Av. Enea Isufi zotëron shkëlqyer gjuhën Angleze.

Aktualisht Av. Enea Isufi është pjesë e Studios Ligjore “Halimi Law & Tax” ku është angazhuar kryesisht në përfaqësimin gjyqësor të cështjeve të sektorit Bankar, sektorit të Energjisë, sektorit të Hidrokarbureve, sektorit të Biznesit, etj.

sqAlbanian