Lorenc HABILI
Chartered accountant
Adresa:
35567
lhabili@halimi.al
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Kullat Binjake Kulla 2, Kati 13
Tirana, Shqiperi
Z. Habili ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera për Administrim Biznesi pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Më pas, po pranë këtij Fakulteti, ai ka përfunduar Masterin e Shkencave për Administrim Biznesi me rezultate të shkëlqyera. Mban titullin Kontabilist i Miratuar.
Karriera e tij ka filluar në sektorin privat, kur në vitin 2006, filloi të ishte specialist finance pranë një kompanie ndërtimi. Ndërsa një vit më vonë, për shkak të aftësive të shfaqura, u promovua në pozicionin e Drejtorit për Sektorin e Financës. Prej vitit 2007, ai ka punuar si një specialist finance dhe konsulent fiskal, duke punuar kryesisht me ekspertizat financiare, menaxhimin e politikave që lidhet me kapitalin, debitë, taksat dhe tatimet etj.
Nga Dhjetori i vitit 2008 ka punuar si Drejtor i Financës pranë shoqërisë “Nord Construction Ltd”, ndërsa prej vitit 2019, Z. Habili, për shkak të performancës së shkëlqyer është emëruar si administrator i kësaj shoqërie.
Nga viti 2016 e deri më sot, Z. Habili është një nga bashkëthemeluesit e shoqërisë “Gace Tax & Advisor”, duke punuar kështu në fushën e të drejtës fiskale, përgatitjen e raporteve financiare, krijimin e strategjive fiskale, analizimin dhe interpretimin e ndryshimit të legjislacionit fiskal. Prej vitit 2019, Z. Habili i është bashkuar ekipit të “Halimi Law and Tax”.