“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Eduard Mbrapa

“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Marash LOGU

Marash LOGU

Associate

Telefon:
e-mail:

Adresa:

355674825149

mlogu@halimi.al

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Kullat Binjake Kulla 2, Kati 13
Tirana, Shqiperi

Përmbledhje (CV)

Marash Logu ka lindur më 01.03.1995 në Shkodër.

Ai ka filluar studimet për drejtësi pranë Fakultetit të së Drejtës, Universiteti Lyon III (2016 – 2017), dhe më pas është diplomuar me rezultate të shkëlqyera pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (2017 – 2020). Ai mban një master në “EU Business Law” pranë të njëjtit universitet (2020 – 2021). Gjithashtu, ka përfunduar me sukses Shkollën e Integrimit Evropian (2021) dhe Shkollën e Avokatisë (2021 – 2022).

Krahas studimeve, ai ka marrë pjesë në trajnime nga International Republican Institute, National Democratic Institute, Robert Schumann Institute, Konrad-Adenauer-Stiftung dhe Hans Seidel mbi shtetin e të drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Ai është angazhuar si praktikant në Kuvendin e Shqipërisë, duke asistuar kryetaren e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (dhjetor 2017 – korrik 2018). Më pas ka punuar si asistent ligjor pranë Tirana Legal Aid Society, me fokus ofrimin e shërbimeve ligjore falas për qytetarët në nevojë (shtator 2018 – qershor 2019). Në vijim, ka punuar si jurist pranë shoqërisë përmbarimore “Tirana Bailiff’s” (janar 2019 – korrik 2019). Në periudhat qershor 2019 – tetor 2020 dhe korrik 2021 – shtator 2021, ka punuar si jurist pranë firmës ligjore “Halimi Law and Tax”. Ndërkohë, nga nëntori 2020 deri në nëntor 2021 ka punuar si drejtor ekzekutiv i Qendrës GUXO.

Krahas angazhimeve profesionale, ai është angazhuar si vullnetar pranë World Vision Albania (prill 2017 – shtator 2017), anëtar bordi në UN Youth Association Albania (janar 2018 – janar 2019), president i European Law Students Association Albania (qershor 2019 – korrik 2020) dhe këshilltar ligjor i Qëndresës Qytetare (maj 2020 – shtator 2020).

Ai ka shkruar artikuj të ndryshëm, kryesisht mbi çështje ligjore, në Gazetën Panorama, Exit News dhe Faktor.al.

Nga maji 2021 e në vijim, ai ka përfaqësuar Partinë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor. Ndërsa, nga Tetori 2021 e në vijim ushtron detyrën e këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai zotëron shumë mirë gjuhët angleze, frënge dhe italiane.