Nevojitet realisht dekriminalizim i politikës dhe jo politizim i dekriminalizimit. Në prezantimin e Raportit Mbi Zbatimin e Ligjit të Dekriminalizimit në Shqipëri, i përgatitur nga z. Eduard Halimi me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, solla në vëmendje nevojën për përmirësimin e ligjit për dekriminalizimin. Nevojitet realisht dekriminalizim i politikës dhe jo politizim i dekriminalizimit, nevojitet përcaktim më i qartë i kategorive të personave të cilëve u duhet ndaluar të marrin një funksion publik, nevojitet të përcaktohet qartë në cilat kushte do të aplikohet ky ndalim dhe për cilat funksione, apo lloj raportesh me institucionet publike, si dhe për periudhën ndalimit.