Nikolin MUÇAJ
Junior Associate
Adresa:
355697299353
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Kullat Binjake Kulla 2, Kati 13
Tirana, Shqiperi
Nikolin Muçaj ka përfunduar studimet në programin “Master i Shkencave në Drejtësi” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe “Master në Drejtësi – EU Business Law”, me rezultate të shkëlqyera. Ai ka marrë pjesë në Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot (edicionin e 32-të) dhe është avokat i licencuar pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Nikolini ka punuar si Ekspert i Jashtëm Juridik pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit (2023–2024), ku ka marrë pjesë në misione monitoruese të procesit të rivlerësimit, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve, çështjeve të të drejtave pronësore, si dhe në monitorimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Gjithashtu, ai ka monitoruar procese gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me fokus në çështje që lidhen me korrupsionin.
Aktualisht, Nikolin Muçaj është Avokat pranë Halimi Ahmetaj Law and Tax, ku ofron këshillim juridik, përfaqësim gjyqësor dhe asistencë në fusha të ndryshme, përfshirë të drejtën bankare dhe financiare, telekomunikacionin, hidrokarburet, energjinë dhe infrastrukturës. Ai u bashkua fillimisht me studion si praktikant, përfundoi një periudhë gjashtëmujore trajnimi dhe u punësua në janar 2023.
Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.