“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Eduard Mbrapa

“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Eduard Halimi bz

Eduard Halimi

CEO

Telefon:
e-mail:

Adresa:

355675025325

ehalimi@halimi.al

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Kullat Binjake Kulla 2, Kati 13
Tirana, Shqiperi

Përmbledhje (CV)

Eduard Halimi përfundoi studimet në Drejtësi në vitin 1995, punoi si pedagog “full time” ne Akademine e Policise Shkencore deri ne 1997 dhe përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës me rezultate maksimale në vitin 2000.

Ai themeloi firmën “Halimi Law Firm” në vitin 2001 që përfaqëson qindra kompani, klientë dhe personalitete të jetës publike dhe politike në Shqipëri. Ai u zgjodh si ekspert ligjor i të gjitha komisioneve hetimore parlamentare që nga viti 2002 deri në 2005.

Në vitin 2005 u emërua Zëvendësministër i Drejtësisë dhe aktiviteti i firmës ligjore u pezullua nga ai moment për shkak të konfliktit të interesit. Në vitin 2008 ai u emërua nga Kryeministri si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit deri në vitin 2009, kur u zgjodh anëtar i parlamentit, Grupi Parlamentar i PD-së. Nga viti 2009 deri në korrik 2011 ka mbajtur postin e Sekretarit të Komisionit për Çështje Ligjore në Kuvendin e Shqipërisë. Në korrik të vitit 2011 ai u emërua Ministër i
Drejtësisë deri në vitin 2013. Gjatë periudhës si Ministër, ai u nderua nga Presidenti i
Bashkimit Ndërkombëtar të Noterëve për reformën e shkëlqyer të One Stop Shop, për luftën
kundër korrupsionit në administratë, lehtësimin e procedurave të biznesit dhe luftës kundër
pastrimit të parave. Ai u nderua nga Misionet e Drejtësisë të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara
për reformën e dixhitalizimit total të të gjitha gjykatave në vend, regjistrimet audio,
privatizimin e shërbimeve përmbarimore.

Ai u rizgjodh edhe dy herë si deputet, i Grupit Parlamentar te PD-së në vitin 2013 dhe 2017. Gjatë kësaj periudhe (deri në vitin 2018) ai ishte Zëvendës-Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Zëvendës-Kryetar i Komisionit për Çështje Ligjore dhe Shefi i Departamentit të Drejtësisë të
Grupit Parlamentar të PD-së nga viti 2014. Ai ishte përfaqësuesi i Opozitës në Këshillin e
Legjislacionit dhe Këshillin e Mandateve në Parlament që nga viti 2013 dhe përfaqësuesi i
Opozitës (PD) në Komisionin e Reformës së Drejtësisë gjatë 2014-2016 ku Kushtetuta e
Shqipërisë u ndryshua dhe rreth 50 ligje të Sistemit Gjyqësor çuan në Vetingun e rreth 400
gjyqtarëve dhe 400 prokurorëve në Shqipëri.

Halimi punoi si përfaqësues i opozitës (PD) në procesin e dekriminalizimit të politikës që
çoi në largimin e shumë deputetëve, kryetarëve të komunave dhe funksionarëve politikë. Ai
ka përfaqësuar PD, që nga viti 2013 në takimet e nivelit të lartë me BE në procesin e
integrimit në BE. Ai ishte gjithashtu një përfaqësues i PD-së në Gjykatën e Lartë dhe
Kushtetuese në Shqipëri. Z. Halimi ka përfaqësuar shtetin Shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit
për periudhën 2008-2009.
Në vitin 2018 Z. Halimi u tërhoq nga politika aktive, për t’u kushtuar Ligjit
Ndërkombëtar Privat në Ballkan ne fushën e Teknologjisë, Bankave, energjisë, naftës etj.

Ai drejton Ligjore “Halimi law and Tax”, si është themelues i Fondacionit “Halimi Institute”.

Ai vijon të jetë pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës në trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në fushën e së drejtës private, administrative dhe koorporatave, të gazit, naftës, bankave, parajsave fiskale, etj.’

Ai u emërua gjatë zgjedhjeve politike të vitit 2021 si Kordinator Kombëtar i Kryetarit të PD, dhe perfaqëson lidershipin e PD para gjykatave shqiptare.

Prej vitit 2021 ai është antar i Bordit Ekzekutiv të ICC Albania për periudhën 2021-2024

sqAlbanian