“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Eduard Mbrapa

“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Murrizi

Fabjon Murrizi

Associate

Telefon:
e-mail:

Adresa:

355695640797

fmurrizi@halimi.al

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Kullat Binjake Kulla 2, Kati 13
Tirana, Shqiperi

Përmbledhje (CV)

Fabjon Murrizi ka përfunduar arsimin universitar dhe është diplomuar për Bachelor në Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës . Më pas ka vijuar studimet në Master Shkencor, në Profilin e të Drejtës Civile në të njëjtin universitet dhe është diplomuar me rezultate të shkëqyera. 

Pas përfundimit të studimeve pasuniversitare ka vijuar studimet dhe trajnimet përkatëse në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, ku është licencuar si Avokat.

Krahas studimeve ai është angazhuar gjithashtu si Asistent Avokat dhe më pas si Avokat pranë një studioje ligjore dhe konsulence . Gjatë kësaj kohe ka asistuar në çështje të ndryshme ligjore në sferën civile, penale dhe administrative. Periudhë e cila e ka formësuar nga ana profesionale, për të njohur sa më mirë profesionin e avokatit.

Z. Murrizi, që prej Marsit të vitit 2019 deri në Dhjetor të vitit 2022 ka punuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, fillimisht në pozicionin e specialistit dhe më vonë si Këshilltar i Njësisë së Mbështetjes së Komisioneve në Departamentin e Shërbimeve Ligjore. 

Gjatë periudhës 2016-2017 ka qënë pjesë e një grupi pune në kuadër të projektit “Fighting Corruption in the Higher Education System”, të U.S. Embassy Youth Council in Albania.

Av. Fabjon Murrizi ka ndjekur trajnime dhe konferenca të ndryshme profesionale dhe është njohës shumë i i mirë i legjislacionit tregtar shqiptar dhe europian. Ai gjithashtu  Zotëron njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe italiane.

Av. Fabjon Murrizi është pjesë e Studios Ligjore “Halimi Law & Tax” që prej janarit të vitit 2023, ku është angazhuar kryesisht në përfaqësimin gjyqësor të çështjeve të sektorit Bankar, , sektorit të Hidrokarbureve, sektorit të Biznesit, etj.

sqAlbanian