“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Eduard Mbrapa

“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Avokati Marash Logu, duke mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese çështjen ndaj vendimit të qeverisë për ndërtimet pa leje!

TIRANË

Është shoqëruar me debate seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e grupit të PD për VKM-në e qeverisë për konfiskimin e pronave. Deputetët e PD kërkojnë shfuqizimin dhe deklarojnë se kjo VKM është shkelje e ligjit

“VKM është në kundërshtim me Kushtetutën. Cenon barazinë e shtetasve para ligjit”, ka deklaruar Bardhi.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e qeverisë ka nisur manovrat që kjo çështjes të mos merret në shqyrtim duke nxjerrë pretendime për numrin e deputetëve firmëtarë. Sipas saj, dy deputetë që kanë firmosur kërkesën për Kushtetuesen, Grida Duma dhe Alfred Rushaj nuk janë më deputetë, çka sjell që janë vetëm 26 deputetë firmëtarë. Por Gazment Bardhi tha se 28 firmëtarët kanë qenë deputetë kur firmosën.

“Kërkesa është paraqitur nga 28 deputetë, në momentin që është vënë në lëvizje Gjykata Kushtetuese.
Pra 28 firmëtarët kanë qenë deputetë në momentin që kanë firmosur. Znj. Duma dhe z. Rushaj kanë qenë deputetë kur kanë firmosur.
Me këtë logjikë i bie që nëse Presidenti i Republikës vendos në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe nëse ai qëllon që i mbaron mandati, apo vdes, i bie që çështja të mbyllet. Nuk ka kuptim. Në momentin që kjo kërkesë është firmosur, 28 deputetët kanë pasur këtë funksion”, arsyetoi Bardhi.

 

 

Pas deklaratave Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim.

Share This Post

More To Explore

Blog

Halimi Law and Tax, me mbështetjen e WFD Albania

Nevojitet realisht dekriminalizim i politikës dhe jo politizim i dekriminalizimit. Në prezantimin e Raportit Mbi Zbatimin e Ligjit të Dekriminalizimit në Shqipëri, i përgatitur nga

sqAlbanian