“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

“Çështja për financimin rus në PD është e ndikuar politikisht”, ish-ministri i drejtësisë: Qeveria pagoi biletat për dëshmitarë

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka deklaruar se hetimi për financimet ruse në PD, është fals dhe i fabrikuar politikisht.

Ai ka shtuar se ka qenë qeveria ajo që ka dërguar në Departamentin e Drejtësisë dëshmitarë mbi këtë çështje, ndërkohë që ende nuk njihet identiteti i tyre apo ajo që kanë deklaruar.

Halimi deklaroi gjithashtu se kërkesa e deputetëve të opozitës për krijimin e një komisioni hetimor në lidhje me hetimin për përfshirjen e kryeministrit Rama në skandalin “McGonigal” është një e drejtë ligjore dhe nuk ka hapësira për kundërshtimin e saj.

Ish -ministri u shpreh se opozita nuk bën dot hetim penal sepse e bën prokuroria, dhe se e vetmja gjë që mund të bëjë është të shohë përputhshmërinë e veprimtarisë së qeverisë me ligjin dhe Kushtetutën, me anë të një komisioni të tillë.

Share This Post

More To Explore

Blog

Partneri dhe avokati ynë, Arlind Ahmetaj.

Partneri dhe avokati ynë, ARLIND AHMETAJ , njëkohësisht dhe Nënkryetar i Komitetit për Çështjet Rregullatore, Ligjore & IPR pranë American Chamber of Commerce in Albania,