“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

“Since 2001, Banka, Energji, Hidrokarbure, Infrastrukture, Teknologji.

Konfiskimi i pronave/ “Aksion politik, VKM bazohet në zinxhirët e fadromave”, Eduard Halimi: Nëse Kushtetuesja nuk ngrihet në lartësinë e detyrës…

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka qenë i ftuar sot në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 për të folur për një sërë çështjesh.

Ai deklaroi se Gjykata Kushtetuese ka pranuar dje ta marrë në shqyrtim kërkesën e grupit parlamentar të PD-së, në lidhje me konfiskimin e pronave.

“Ka një datë, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur dje vendimin. Data e shqyrtimit të kërkesës së grupit parlamentar të PD-së do të jetë më 11 prill. Grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar shpalljen antikushtetuese lidhur me disa nga këto çështje që unë kam ngritur, pra jo në tërësi sepse fokusi i grupit parlamentar ka të bëjë me mbrojtjen e individit dhe shkeljen e barazisë. Ndryshe sanksionohen individët dhe ndryshe kompanitë e ndërtimit, pra duke bërë këtë diferencim, kurse qasja që unë them, gjithë analizës që i kam bërë vendimit të qeverisë përmblidhet në 7 implikime kryesore”, u shpreh Halimi.

 

Share This Post

More To Explore

Blog

Halimi Law and Tax, me mbështetjen e WFD Albania

Nevojitet realisht dekriminalizim i politikës dhe jo politizim i dekriminalizimit. Në prezantimin e Raportit Mbi Zbatimin e Ligjit të Dekriminalizimit në Shqipëri, i përgatitur nga

sqAlbanian